Vizita e Ramës në Beograd: Dacici më tha që tani s’ta jap dot Preshevën ?
Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipërisë , Edi Rama pritet që të vizitoi Beogradin gjatë muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë – Ivan Mrkic përmes mediave serbe, trasnmeton agjencia e lajemeve «Presheva jonë »
Vizita e Enverit në Beograd: Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën.” …Pas 60 vjetësh, a thua Rama a do përsëris refrenin e xhaxhit Enver: Dacici më tha që tani s’ta jap dot Preshevën ?
Këtë vizitë të kryeminsitrit nga Tirana e ka konfirmuar shefi i diplomacisë serbe Mërkiq përmes “Politika” duke nënvizuar se “nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtarë është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE..”
Në fakt, sipas « Presheva Jonë» vizita e Edi Ramës në Beograd e kishte paralajmëruar i pari shefi i qeverisë serbe Dacic. Kryeministri Dacici më 4 dhjetor të vitit të kaluar rreth kësaj vizite të homologut te tij nga Tiarna ka dekalruar se “ditëve të ardhshme Beogradin do ta vizitoj Milo Gjukanoviç dhe ai kryeministri nga Shqipëria Edi Rama.” transmton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.