Kalo te lënda

V.Berisha braktis Norvegjin ndersa L.Sadiku Shqiperine,per Kosoven

SADIKUNjë nga mesfushorët më të talentuar kosovar që akualisht luan te skuadra austriake Red Bull Salzburg, 20 vjecari, Valon Berisha, i cili është edhe pjesë e kombëtarës norvegjeze, në një deklaratë për mediat nordike ka bërë të qartë se nëse merrë ftesë nga trajneri i Kosovës do ta pranojë me knaqësi dhe pa menduar dy herë,raporton Tribuna

Valoni tha se me gëzim shumë të madh e ka pritur lajmin për lejimin e Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore . “Jam shumë i lumtur që edhe vendi im tash ka të drejtë të formojë një skuadër, e kjo është ëndërr e bërë realitet nga njerzit atje. Unë i takojë atij vendi dhe asaj përfaqësuesje të atij shteti dhe pa mëdyshje do ta pranojë me shumë knaqësi ftesën, nëse ajo ftesë vjenë në adresen time. Të gjithë njerzit këtu mund të pyesin për të ardhmen time me kombëtarën e Norvegjisë dhe unë mund të përgjigjem shkurt, se nuk luaj më për Norvegjinë nëse me thërret Kosova”, përfundoi djaloshi i lindur në Malmo të Suedisë, Valon Berisha. ********************* Bëri buj të madhe deri sa erdhi te Shqipëria. E kërkoi Suedia, e refuzoi, e kërkoi Shqipëria u bashkua, por tani përsëri ndërron mendje. Mos e quani tradhtarë, e as mashtrues, por djaloshi po vije të luaj për vendlindjen e tij. Fjala është për mbrojtësin më të mirë në ligën suedeze Loret Sadiku.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka thënë me plot gojë dhe dukej më i vendosur se kurrë në fjalët e tij, se do të vijë të luajë me Kosovën. Në një bisedë telefonike, mbrojtësi prishtinas ka uruar fillimisht për lejimin e miqësoreve të Kosovës, para se të jep një përgjigje të kartë se dëshiron ta bartë fanellën e vendlindjes së tij.

“Normal se dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im. Kam dëshirë që të luaj dhe do ta presë një ftesë”, u shpreh fillimisht Sadiku për Arenën

Lini një koment