Kalo te lënda

Rita josh në pikë të dimrit

f1_15-rita-jpg1389771543Ylli i muzikës pop, Rita Ora ka shijuar një pushim të shkurtër në Miami dhe nuk ka hezituar që edhe një herë të tregojë trupin e saj të bukur.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova do të mbajë një koncert në Vancouver por para performancës ka preferuar që të shijojë diellin e Miamit. Në foton e postuar në Instagram, Rita shfaqet e buzëqeshur dhe vë në pah edhe tatuazhin në anën e saj të djathtë.

“Minuta e fundit në diell para Cancouver!! #Mia #50”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram, transmeton Koha.net.

Ndërsa mediet britanike kanë bërë të ditur se Rita është pranë ndarjes nga i dashuri i saj Calvin Harris pasi ajo ia ka bërë “unfollow” në Instagram kurse nëna e saj muaj më parë kishte kërkuar nga çifti që të shkojnë në pushime në një vend ku nuk do të kenë vëmendjen e medieve.

Lini një koment