Kalo te lënda

Muharrem Xhemajli: S’bëj parti me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin

fotoEnde s’e kanë nda mendjen për krijimi e partisë apo jo. Mirëpo nëse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të merr vendim ta krijojë partin, atëherë nuk do t’i bashkohen asnjë subjekti politikë.

Kështu ka thënë në një intervistë për Tv Rrokum kryetari i OVL të UÇK, Muharrem Xhemajli, i cili madje ka qenë i prerë edhe sa i përket bashkëpunimit me partinë që pritet ta formojnë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nëse Fatmir Limlaj dhe Jakup Krasniqi kishin me krijuar parti , atëherë partia apo levizja e  OVL të UÇK-së nuk kish me ju bashku partisë së tyre,  sepse ata e kanë pas mundësinë me ngre zërin në Kuvend për veteranet e  luftës e nuk e kanë bërë asnjëherë”, ka thënë Xhemajli.

Ai madje e mohon se është takuar ndonjëherë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për çështje të partisë.

Xhemajli tha se edhe pse Kuvendi i Kosovës asnjëherë më shumë s’ka pas dhe s’mund të ketë veteran të luftës, përfshi kryeministrin dhe kryeparlamentarin, por ata pothuajse asnjiherë nuk e kanë ngrite zanin për veteranet e luftës.

Xhemajli tha se ka përkrahje nga kryetarët e degëve dhe bashkëluftëtarët e 30 komunave të Kosovës, që nëse deri me 10 mars nuk miratohen kërkesat e tyre, atëherë gjasat që OVL me krijuat një parti apo lëvizje, janë shumë të mëdha. (ORAinfo)

Lini një koment