Mrkiq: Edi Rama në shkurt vjen në Beograd, shqiptarët në Serbi gëzojnë të gjitha të drejtat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndroj në Beograd në muajin shkurt, në kuadër të turnesë së tij nëpër shtetet e regjionit, ka njoftuar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiq, transmeton presheva.com.
Mrkiq ka thënë se ende nuk është caktuar data e sajtë e vizitës së Edi Ramës, pasi Beogradi ditët e kaluara ka qenë i okupuar me çështje tjera të rëndësishme, siç janë bisedimet me Prishtinën si dhe fillimi i bisedimeve me Unionin Evropian.
“Tani po diskutojmë rreth datës së vizitës. Përshëndesim iniciativën e tij që të vij në Beograd. Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në regjion” ka thënë Mrkiq.
Ai ka thënë se në rend dite me kryeministrin shqiptar do të jetë para së gjithash bashkëpunimi bilateral pasi “dy shtetet kanë interes të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, bujqësisë, lidhjeve komunikacionit, arsimit..”
Duhet të shkojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane” ka thënë Mrkiq. /presheva.com/