Kalo te lënda

MAPL-ja s’e komenton mbulimin e simboleve gjatë betimit në veri

f1_mapl1389817264Asamblistët shqiptarë dhe ata serbë të pjesës veriore nënshkruan në dokumente të ndryshme deklaratat e betimit. Pak minuta pas përfundimit të procedurave, një nga asamblistët serb nga Zveçani deklaroi se logoja dhe teksti ku shkruhej Republika e Kosovës ishin të mbuluara. Mirëpo, meqë ligji nuk e specifikon një gjë të tillë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka folur për këtë çështje.

KTV-ja ka kërkuar disa shpjegime nga kjo ministri për faktin se a është i ligjshëm mbulimi i simboleve shtetërore. Kjo ministri për dy ditë rresht ka hezituar të përgjigjet.  KTV-ja ka kërkuar nga MAPL-ja të dijë nëse tekstet e betimit kanë qenë të njëjta si për asamblistët shqiptarë, ashtu edhe për ata serbë, si dhe nëse kanë qenë të mbuluara kush e kishte marrë këtë vendim.

Megjithatë, pavarësisht mënyrës së betimit dhe veprimeve të MAPL-së, eksperti për Qeverisje Lokale nga AAK-ja, Besnik Tahiri, konsideron se tashti është shumë i rëndësishëm monitorimi nga lart.

E ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, konsideron me realizimin e zgjedhjeve në veri dhe përfundimin e procedurave të betimit është në rrugë të drejtë integrimi i pjesës veriore.

Lini një koment