Kalo te lënda

Kuçi i përgjigjet Daçiqit

f1_kuci1389808263 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daciq, se konstituimi i komunave me shumicë serbe në veri të vendit është bërë pa simbolet e shtetit të Kosovës, si kompromis i marrëveshje të nënshkruara në Bruksel, njofton KTV.

Sipas Kuçit, të gjitha marrëveshjet janë bërë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Daçiq gjatë vizitës së djeshme në Graçanicë po ashtu ka thënë se në zgjedhjet lokale në veri nuk është respektuar parimi i neutralitetit që sipas tij për këtë ishin marrë vesh në bisedimet e zhvilluara në Bruksel.

Lini një koment