Hetimi për “Shtëpinë e Verdhë” ende nuk ka përfunduar
Zëdhënësi i hetuesit special Clint Williamson ka deklaruar se ekipi special i EULEX-it për hetimin e akuzave lidhur me të ashtuquajturin rast i tregtisë me organe, ende nuk e ka përfunduar kërkimin.
“Hetimi është duke vazhduar dhe jemi të vendosur ta qojmë deri në fund”, i ka thënë Tanjugut Zhoao Suza dhe ka shtuar se ende është herët të thuhet se kur do të përfundoj.
Zëdhënësi i Williamsonit ka refuzuar të komentoj pohimet e portalit Express se hetimi për “Shtëpinë e Verdhë” nga raporti i Dick Martit ka përfunduar dhe se tash pason ngritja e aktakuzave për njerëzit e përfshirë në këtë çështje.
“Nuk i komentojmë spekulimet”, ka thënë ai. (ORAinfo)