Eurodeputeti austriak Mölzer është për ndarjen e Kosovës
BE nuk duhet ta kushtëzojë afrimin e Serbisë me njohjen e Kosovës. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i liberalëve austriakë FPÖ (Freiheitliche Partei Österreichs) në Parlamentin Evropian Andreas Mölzer në një arikull që bothet sot në faqen e internetit të kësaj partie.
“Kjo do të ishte shantazh për Serbinë. Në vend të kësaj është mirë që BE të distancohet nga iluzioni i një Kosove multi-etnike, që nuk po funksionon dhe të medojë seriozisht se mos një ndarje e komunave të banuara me serbë, do të ishte zgjidhja më e mirë që do të krijonte një stabilitet afatgjatë në rajon”, ka deklaruar Mölzer.
“BE duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj nda Serbisë. Deri më tani BE ka qenë vetëm në shërbim të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa ka injoruar me vetëdije interesat legjitime serbe. Fakti se ajo ka heshtur dhe i ka mbuluar veprat e turpit të kryer nga shqiptarët ndaj manastireve serbe, është një skandal”, ka theksuar Mölzer.
“Serbia, tha ai, ka kryer reforma të thella dhe për dallim nga Turqia e cila është një vend i ndikuar nga islami, në planin kulturor dhe historik Serbia është pjesë e Evropës”, ka dekalruar ai, transmeton publiku.net./Indeksonline/