AAK: Donika pjesë e kuzhinave që ia vranë babain
Partia e Ramush Haradinajt e ka quajtur Donika Gërvallën pjesë te strukturave të cilat e kanë vrarë babanë e saj, Jusufin si dhe Bardhoshin e Kadri Zekën.
Në këtë formë, AAK i është kundëpërgjigjur Donikës, e cila tha se Ramush Haradinaj është kriminel ordiner i paqes, derisa AAK parti e kriminalizuar.
“Donika – pjesë e kuzhinave që ja kanë vrarë babain, me apo pa vetëdije. Në të njëjtat vija të atyre që vranë babanë e saj, Donika Shwarts, sonte në KTV iu bashkua shpifjeve dhe ofendimeve të ulta të kuzhinave ndaj kryetarit Haradinaj dhe AAK-së”, thuhet në reagimin e AAK’së.
Sipas AAK’së, Ramush Haradinaj ka respektuar gjithëherë ligjin vendor dhe ndërkombëtar dhe është i pastër para ligjit.
“Iu drejtohemi organeve të ligjit për mbrojtjen e integritetit të njerëzve të Kosovës nga anëtarja më e re e kuzhinës së Rrahman Morinës dhe nga trashëguesit e JUL-it”.
Jugoslovenska Levica (JUL) ishte parti e themeluar nga Mira Markovic , bashkeshortja e Slobodan Milosevicit.