Kalo te lënda

Zgjedhjet parlamentare – pa reformë

zgjedhjet-parlamentare-pa-reform-euml_hdKosova mund të organizojë zgjedhje parlamentare në qershor të këtij viti, pa reformë zgjedhore.

Lajmin KTV-së ia ka konfirmuar Besnik Tahiri i AAK-së.

“Mund t’ju konfirmoj se Haradinaj ka marrë pjesë në një takim me liderët e partive politike dhe është e mundur që të organizohen zgjedhjet në qershor të këtij viti”, ka thënë Tahiri.

I pyetur se si mund të ndodhë kjo pa përfunduar reforma zgjedhore, Tahiri ka thënë se duke marrë parasysh që reforma është bllokuar, atëherë liderët po e shqyrtojnë si mundësi që vendi të organizojë zgjedhje pa reformë dhe me ligjet aktuale.

Në takim ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së Isa Mustafa, e Ramush Haradinaj i AAK-së.

Pak kohë më parë zyrtarë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, u kanë bërë thirrje liderëve që të vazhdojnë punën me reformën zgjedhore edhe pa përfunduar një e tillë të mos ketë zgjedhje parlamentare.

Vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar që Komisioni i Venedikut të vijë këtu për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit për reformën zgjedhore. /KTV/Koha/

Lini një koment