Kalo te lënda

“Vatra” kërkesë Parlamentit Evropian

fotoLëvizja “Vatra”, për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore, ka paraparë edhe kontakte me faktorin ndërkombëtar.

“Në kontaktet që kishim me znj. Ferdane Alidemi e kjo me Euro deputetin Gjerman Bernd Posselt, i cili ka konfirmuar se do të ngritë Çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës në Parlamentin Evropian në Strasburg më datën 15.01.2014. Vatra i ka paraqitur 10 kërkesa për parlamentin Evropian, të cilat do ti paraqes Euro deputeti Bernd Posselt”, njofton kjo lëvizje.

Sipas kësaj lëvizje, problemet e paraqitura , janë ato që më së shumti pengojnë popullatën shqiptare të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, që u mohohen nga pushteti në Beograd. Ndërsa, qëllimi final i këtyre trojeve është bashkimi i kësaj pjese me Shtetin e Kosovës, që mbështetet në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, si dhe lufta e UÇPMB-së, ku qytetarët u deklaruan për bashkim me Kosovën.

Lini një koment