Takimi me Thaçin është spekulim
Fatmir Limaj ka reaguar ndaj portalit “Lajmonline”, për gjoja një takim në mes tij dhe Hashim Thaçit. Ai përmes rrjetit social facebook ka njoftuar opinionin duke thënë që ky është një spekulim.
“Dua të ju njoftoj juve dhe gjithë opinionin publik se disa shkrime në këto ditët e fundit, si dhe një lajm i paralajmëruar sonte, për nesër nga gazeta Lajm, (në portalin e saj Lajmonline) në lidhje me takime të supozuara të mija me udhëheqës të tjerë dhe se gjoja për pjesmarrjen time në mbledhjen e Grupit Parlamentar, janë thjesht spekulime”, ka shkruar Limaj.
Gazeta Lajm, duke iu referuar burimeve te saj, ka thënë se sot në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK’së ka marrë pjesë edhe deputeti Fatmir Limaj e ku këtë mbledhje e ka drejtuar vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi.
Kështuqë, ai ka kërkuar nga mediat që të mos spekulohet me emrin e tij, pasiqë do të jetë vetëm ai që do ti njoftoj për çdo angazhim të tij politik.
Ndryshe, Limaj nuk kishte deklaruar asgjë në lidhje me odertën e Partisë Demokratike të Kosovës që të kthehet në partinë e dikurshme