S’ka fluturime
Mjegulla e dendur që ka mbuluar një pjesë të madhë të vendit, ka bërë që edhe sot në Aeporotin e Prishtinës mos të ketë fluturime.
Valentina Gara, zëdhënësja e ANP-së, ka deklaruar për Indeksonline se, prej 16 fluturimet e parapara për sot, deri më tani nuk është realizuar asnjëri prej tyre, e gjitha kjo për shkakun e mjegullës.
“Sot janë parparë 16 fluturime vajtje ardhje, akoma nuk është realizuar asnjë fluturim për shkak të mjegullës së dendur. Sipas të dhënave të Departamentit Meterolokgjik të Kontrollit të Trafikut Ajror, përmirësimi i dukshmërisë pritet rreth orës 11:00”, tha Gara.
Sipas saj, deri më tani është anuluar një fluturim, fluturime e tjera priten pas ora 11:00.