Kalo te lënda

Shpërthim bombole në një ëmbëltore në Prizren, lëndohen 5 persona

fotoDOTE522HNjë shpërthim i një bobole gazi ka ndodhur rreth orës 13 sot në një ëmbëltore me emrin “Fati” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për “Zëri” se të lënduar nga ky shpërthim janë 5 persona.

“Një nga 5 personat, një femër, është lënduar më rëndë dhe është dërguar për në QKUK, ndërsa 4 të tjerët janë trajtuar në Spitalin Regjional të Prizrenit”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës bombola ishte e vendosur në bodrum ndërsa shpërthimi ka ndodhur pasi që ajo kohë më parë kishte filluar rrjedhje të gazit. /Zëri/

Lini një koment