Kalo te lënda

Rasti “Monstra”, dëshmitarët nuk e njohin Sami Lutën (Video)

rasti-ldquo-monstra-rdquo-d-euml-shmitar-euml-t-nuk-e-njohin-sami-lut-euml-n-video_hdAhmed Bekir, Nesim Kemal dhe Bajram Memedov, që të tre 3 peshkatarë që kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me viktimat pak orë para vrasjes së tyre më 12 prill 2012, në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar, thanë sot se për herë të parë e shohin Sami Lutën. Të njëjtën gjë, ata e kishin thënë më herët edhe për të akuzuarit e tjerë.

Natën e krimit, tre peshkatarët i kanë parë viktimat e ekzekutuara, të cilët madje kanë kërkuar ushqim për kapjen e peshkut nga ata. Kur është errësuar, tre dëshmitarët janë nisur për tu kthyer në shtëpi, por papritmas janë ndaluar nga një person i armatosur me fjalët: “Ndal, policia!”. Më vonë ata kanë dëgjuar krisma, por nuk e kanë parë aktin e ekzekutimit. /Alsat-M/

Fotografia: Arkiv

Lini një koment