Kalo te lënda

Policia shkatërron bandën shqiptaro-rumune

fotoKSAMLUMXNjë grup hajdutësh i përbërë nga shqiptarë dhe rumunë, që grabisnin banesat natën është shkatërruar nga policia. Grupi panevropian drejtohej nga një rumun dhe një shqiptar.

Baza e grupit thuhet se, ishte Parisi, ku u arrestuan 15 persona dhe u sekuestruan 42 mijë paund cash në disa shtëpi dhe në një dhomë private të një bari.

Europol thonë se, grupi grabiste sende me vlerë në vende të ndryshme duke përdorur makinat vjedhura dhe dokumente false, transmeton Shekulli.

Banda përbëhej prej 280 persona dhe ishte i ndarë në tre grupe. Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2012 pas arrestimit të një shqiptar për grabitje në Reims.

Në këtë aksion të Europol, bazë e të cilës është në Hagë, janë përfshirë shërbimet inteligjente të Francës, Belgjikës, Suedisë dhe Italisë.

Lini një koment