Policia bastisë shtëpinë e Bieber
Një zyrtar nga Policia sapo ka pohuar se ata nuk ishin duke kërkuar vetëm vezë në shtëpinë e Justinit.
Megjithatë një tjetër zbatues ligji ka pohuar se ata po kërkonin çdo gjë në shtëpinë e e tij të cilat do ta implikonin atë me krimin. Sado e pakuptimë që duket, edhe vezët ju hynin në punë rreth hetimit për krim nga ana e këngëtarit të famshëm, njoftojnë mediat e huaja.
Pas ankesës së fqinjit të tij që Justin kishte hedhur vezë në derën e tij,është lëshuar një urdhër nga gjykata që të hyjnë në shtëpinë e këngëtarit, të kontrollojnë çdo gjë sado absurde që duket e deri tek çmontimi i kamerave të sigurisë, ku aty besohet që janë kapur momentet kur ky adoleshent i” ç’rregulluar” mund të ketë përdorur vezët si mjet për të sulmuar fqinjin.
Zyrtarët madje kanë shtuar që edhe frigoriferi i Justinit do të kontrollohet nëse është nevoja të numërohen edhe sa vezë kanë mbetur sado qesharake qe duket.. Si përfundim policët nuk përjashtojnë që gjatë hetimit mund të gjejnë edhe substanca narkotike.