Petroviq i raporton Jahjagës: Tre prefektë të veriut plotësisht legalë
Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, në përputhje me kompetencat e veta, në dhjetë ditë e ardhshme do të shpallë zgjedhjet brenda dhjetë ditësh për prefekt të Mitrovicës veriore.
Këtë e ka paralajmëruar sot ministri i Pushteti Lokal i Kosovës Slobodan Petroviq, njofton B92. Ai gazetarëve në Graçanicë u ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen më së voni në afatin 30 deri në 45 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Petroviq ka thënë se i ka dërguar një letër kryetares së Kosovës me raportin për zgjedhjet të cilin e ka hartuar Ministria e tij.
Ai ka shtuar se prefektët në tri komunat tjera ( pos Mitrovicës veriore) kanë marrë mandatet dhe se ata janë krejtësisht legalë.
Bëhet fjalë për prefektët serbë zgjedhur në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Petroviq, bashkë me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe ministrin serb të ngarkuar për Kosovën Aleksander Vulin ka marrë pjesë në projeksionin e filmit “Montevideo, shihemi sërish”, i cili, thonë medie serbe, ka zgjuar interesim të madh tek serbë në Kosovë.