Kalo te lënda

Pensionet nga Serbia – pjesë e dialogut

fotoMinistri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq me bashkëpunëtorët e tij u takua me përfaqësuesit nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Shaban Kajtazi dhe me përfaqësues të Federatës Sindikale te Kosovës.

Çështje kryesore për diskutim në këtë takim ishte miratimi i Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti. Ministri Rashiq shprehu gatishmërinë politike për zgjidhjen e problemeve të pensionistëve dhe për këtë apeloi për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji në mënyrë që të bëhet edhe kategorizimi, njofton kumtesa nga MPMS.

Gjatë takimit u diskutua edhe kthimi i pensioneve nga Serbia, me ç’rast ministri i informoi te pranishmit se edhe kjo do te propozohet të futet si çështje diskutimi në dialogun teknik ne mes te Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/

Lini një koment