Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident trafiku
Në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, saktësisht në fshatin Tërstenik, dje rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë lënduar katër persona.
“Personat e lënduar janë dërguar menjëherë në QKUK, për tretman mjekësor, nga ku sot rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, kemi pranuar informatën se një person F. Qallapeku (femër, 63-vjeçare) ka ndërruar jetë pasi që e njëjta nuk ka mundur t’i përballoj plagëve të mara në aksident”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e tipit Golf 3, ngjyrë e gjelbër, me targa të Republikës së Kosovës dhe një Fiat Punt,o ngjyrë e zezë, gjithashtu me targa të Republikës së Kosovës.
Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.