Miranda pa të brendshme (Foto)
Supermodelja australiane, Miranda Kerr, ka tërhequr vëmendjen gjatë parakalimit nëpër tepihun e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe Awards.
Në evenimentin e mbajtur në Beverly Hills, 30-vjeçarja ka treguar format e saj trupore me një fustan të gjatë nga koleksioni i ri i Emilio Puccit, njofton Telegrafi.

Fustani i bukuroshes ishte me ngjyrë të zezë dhe ishte i hapur nga këmbët deri në shpinë dhe tregonte se ajo nuk kishte të brendshme.
Kerr kohët e fundit ishte e përfolur në media pas ndarjes nga Orlando Bloom, me të cilin ka një djalë.

Fotografia: Reuters