Mediat serbe për “Shqipërinë e Madhe”
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në mediat serbe është cilësuar tentativë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ky ishte takimi i parë i dy qeverive, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në tregti, transport dhe integrimin në BE.
Mediet serbe kanë veçuar dhe diskutimet për Luginën e Preshevës, ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se, do të merret përgjegjësi historike për shqiptarët që jetojnë në rajon, transmeton Shekulli.
“Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, ata në Tetovë, Preshevë, Ulqin dhe në Diasporë kanë pritur me interes këtë mbledhje të përbashkët”, u shpreh Thaçi.
Faqja informative “Inserbia.info”, i ka dhënë rëndësi dhe fjalës së Adem Demaçit që foli për një bashkim kombëtar. “Duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën ku jetojmë dhe zhvillimet ndërkombëtare, takimi është njëlloj bashkimi kombëtar”, është shprehur ai.