Konjufca: Takimi në Prizren s’kishte lidhje me bashkim kombëtar
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për ‘Epoka e Re’, nuk i ka dhënë notë kaluese takimit të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, i cili është mbajtur më 11 janar në Prizren.Ai ka thënë se ky takim nuk ka pasur lidhje me bashkim kombëtar.
Konjufca ka deklaruar se konkluzionet e dala nga takimi ndërqeveritar kanë qenë larg së mundshmes dhe se nevojshmes.
Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u tallën me Luginën e Preshevës kur ndanë 100 mijë euro për shqiptarët e asaj ane.
Ishin shqiptarët e asaj ane ata të cilët gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nuk kursyen jo vetëm miliona, por shumë prej tyre dhanë edhe jetën, kurse shtetet tona tallen me ta. Për çdo vit Serbia ka investuar së paku 50 milionë euro në vit për serbët e Kosovës, ka thënë Konjufca në këtë intervistë.