Kalo te lënda

Investitorët ikin nga haraçi

fotoQYCAMDX0Derisa bizneset detyrohen të paguajnë haraç, Kosovës vështirë se do t’ia mësyjnë investitorët e huaj.

E sidomos kur krijohet perceptimi i përgjithshëm se haraçkërkuesit janë të lidhur edhe me policinë, gjykatat dhe politikën. Kështu thonë njohësit e ekonomisë, sipas të cilëve kjo edhe është arsyeja përse ekziston frika e raportimit të këtyre rasteve nga ana e bizneseve.

Megjithatë, të hënën gazeta Tribuna ka raportuar se disa afaristë kanë marrë guximin dhe kanë njoftuar organet e sigurisë. Tani EULEX është duke i hetuar 13 raste të haraçit, derisa në Policinë e Kosovës janë raportuar 34 ankesa të ngjashme. /Tribuna/

Lini një koment