Kalo te lënda

Hyseni: Puna e njohjeve, për keqardhje

hyseni-puna-e-njohjeve-p-euml-r-keqardhje_hdIsh-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se gjatë këtij viti diplomacia kosovare fokus të veçantë duhet ta ketë heqjen e neutralitetit të institucioneve të BE-së ndaj statusit të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se ky neutralitet është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës si dhe po i zvarrit disa procese.“Kjo diplomaci nuk ka bërë asgjë rreth neutralitetit të institucioneve të BE-së ndaj statusit të Kosovës. Ky neutralitet është duke e dëmtuar Kosovën dhe është duke zvarritur shumë procese nëpër të cilat Kosova do të duhej të kalonte më shpejt. Jemi duke e negociuar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ky është lajm i mirë, por lajmi i keq mund të vijë pas nënshkrimit të MSA-s. Kur këtë marrëveshje duhet ta ratifikojnë vendet anëtare të BE-së. Në këtë rrafsh nuk po shoh që po bëhet punë. Shumë pak punë po bëhet edhe në komunikim me Këshillin e Evropës, edhe pse ministri Hoxhaj pati thënë se është punuar një strategji në detaje për anëtarësim të Kosovës në këtë institucion”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”. Ai ka thënë se gjatë këtij viti diplomacia kosovare fokus të veçantë duhet ta ketë heqjen e neutralitetit të institucioneve të BE-së ndaj statusit të Kosovës. “ Ish-ministri i Jashtëm ka dhënë vlerësim negativ për punën e deritanishme të diplomacisë kosovare. “E them më shumë keqardhje se vlerësimi im është negativ sepse politika e jashtme e Kosovës është përqendruar në veprime dhe dimensione krejtësisht irelevante që unë nganjëherë i kam quajtur punë të OJQ-ve. Nuk është përqendruar në punët që duhet të përqendrohet një diplomaci e një shteti të pavarur dhe sovran. MPJ-ja dhe ministri Hoxhaj nuk është i pranishëm në Bruksel pothuajse kurrë. Kosovën në institucionet e BE-së e përfaqëson gjithkush tjetër, por jo ministri i Jashtëm dhe jo Ministria e Jashtme. Dhe kjo nuk duhet të lejohet”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se i takon ekskluzivisht Kosovës dhe diplomacisë së saj të insistojë në ruajtjen e sovranitetit dhe premisave që bëjnë një shtet të pavarur dhe sovran. Puna e njohjeve për keqardhje Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, ka thënë se puna e Qeverisë në procesin e njohjeve është për keqardhje. Ai ka thënë se nuk qëndron problemi tek numri i njohjeve. Madje, sipas tij, ka njohje të mjaftueshme që teknikisht mundësojnë progres në rrafshe të ndryshme. “Është bërë qesharake dhe absolutisht për keqardhje puna që ka bërë Qeveria e Kosovës. Nuk qëndron çdo gjë tek njohjet. Kosova ka mjaft njohje për t’u bërë anëtare e OKB-së. Nuk qëndron problemi shumë tek numri, por problemi qëndron tek veprimet politike që Kosova duhet t’i bëjë që ta heqë Rezolutën 1244, ta zëvendësojë me një rezolutë të re, ta heqë neutralitetin ndaj statusit, mos të pranojë të bisedojë me askënd, as me Serbinë, nëse kushti dhe korniza është neutraliteti ndaj statusit të Kosovës, sepse kështu Kosova nuk bëhet anëtare e OKB-së kurrë”, ka deklaruar Hyseni. Në këtë kontekst, ai ka thënë se Kosova nuk do të bëhet anëtare e OKB-së kurrë përderisa e ka të drejtën e vetos Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës, të cilën në rastin e aplikimit të Kosovës edhe mund ta ushtrojnë. Kosova ka bërë koncesione të papranueshme në dialog Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka folur edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se në këtë dialog Kosova ka bërë koncesione të papranueshme. /Telegrafi/

Lini një koment