A e kërkoi Sejdiu mbështetjen e Berishës për t’u kthyer në krye të LDK-së?
Pasi që ka treguar publikisht ambicien e tij për tu ri-kthyer në krye të LDK’së, Fatmir Sejdiu e ka parë të arsyeshme të realizoi një vizitë në Tiranë, ku ka takuar ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Siq dihet, LDK dhe PD e shohin njëra-tjetrën si aleat, ndërkohë që mbetet të shihet nëse takimi me Berishën do ti ndihmojë Sejdiut në betejën e tij për ta marrë timonin e partisë.
“Te dashur miq, dje pata kenaqesinë te drekoj se bashku me ish presidentin e Kosoves zotin Fatmir Sejdiu, mik i imi i kahershem. Gjate drekes diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet politike ne Shqiperi dhe Kosove, proceset integruese te shqiptareve!”, shkruan Berisha për këtë takim në faqen e tij në facebook.


