Zgjedhje të reja për Kryetar të Mitrovicës së Veriut
Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka deklaruar për B92 se do të përsëriten zgjedhjet për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut. Kështu do t’i propozojë ai Qeverisë së Kosovës, e cila nesër pritet ta japë vendimin.
Krstimir Pantic, i cili kishte fituar garën zgjedhore për ta udhëhequr Mitrovicën e Veriut, duket se do ta kthejë mbrapa tërë procesin, pasi që të dielën nuk pranoi ta nënshkruajë deklaratën e betimit.
Me arsyetimin se ajo përmbante Logon dhe Mbishkrimin e Republikës së Kosovës, sado që ato ishin mbuluar me një letër-ngjitëse, Pantic refuzoi ta marrë zyrtarisht në këtë mënyrë mandatin e Kryetarit.
Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka deklaruar për B92 se do të përsëriten zgjedhjet për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut. Vendimin për këtë pritet ta japë nesër Qeveria e Kosovës, pasi ta ketë pranuar raportin për ecurinë e seancave inauguruese për katër Komunat e Veriut nga Ministria e Pushtetit Lokal.
Për shkak të refuzimit të Pantic për ta marrë mandatin, Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës që qytetarët e Mitrovicës së Veriut ta rizgjedhin Kryetarin e ri.