Shpëtimi i vetëm i “Batllavës” e “Badovcit” është liqeni i Gazivodës
Mbushjen e dy liqeneve të Kosovës që ka nis e po shteren e që prej tyre varen 8 komuna të Kosovës, nuk po e ndal Veriu. Bartja e ujit prej Liqenit të Gazivodës, në atë të Badovcit e Batllavës, po bëhet për shkak të parave dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj.
Për ta mbush Badovcin me ujë, Ujësjellësit të Prishtinës i duhen aq shumë para saqë i nevojitet ndihma e institucioneve tjera, derisa për Batllavë shpëtimi i vetëm përvec të reshurave, është ndërtimi i fabrikës së ujit që supozohet se do të fillojë të ndërtohet në qershor të këtij viti e do të kryhet në shtator të 2016’tës.
Deri atëherë, opsioni i vetëm që liqenet të os shteren sic janë shter tash është lutja që të bie sa më shumë shi e borë.
Kështu, Ujësjellësi “Prishtina” ka dy zgjidhje për ujin. Por duhet kohë dhe shumë para. Shpëtimi i vetëm që Batllava e Badovci të rimbushen me ujë, është liqeni i Gzivodës që ndodhet në veri të vendit.
Por aktualisht, mbushja e dy liqeneve që furnizojnë 8 komuna të Kosovës është e pamundur. Rrjedhimisht shtjerja e tyre do të vazhdojë derisa nuk do të ketë shi.
Kjo pasi zyrtar të Ujësjellësit “Prishtina”, thonë se dy zgjidhjet të cilat ata kanë për mbushjen e liqeneve me ujë kërkojnë kohë dhe shumë para.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit “Prishtina”, thotë se akoma nuk është paraqitur ndonjë gjendje e jashtëzakonshme, pavarësisht se “Batllava” e “Badovci” janë tharë aq shumë sa që në disa pjesë më shumë ka tokë sesa ujë.
Sipas Mjekut, qytetarëve u mbetet të luten për shi, deri në vitin 2014, atëherë kur do të përfundojnë gjitha problemet me ujin e pijshëm.
“Zgjidhja përfundimtare e stabilizimit të furnizimit më ujë të pijshëm për 8 komunat që janë në operim taninin është ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujit në Shkabaj. Faza e parë do jetë 500 litra ujë për sekondë, e faza e dytë 700 litra”, ka thënë Mjeku për Express.
Një fabrikë e tillë që supozohet se do të jetë shpëtimi i banorëve që furnizohen nga liqeni i “Batllavës” do të nis të ndërtohet në qershor të këtij viti e do të përfundojë në shtat të vitit 2016. Uji fillestar në fabrikën e ujit, merret nga liqeni i Gazivodës
E zgjidhje ujësjellësi “Prishtina” ka edhe për liqenin e “Badovcit”, megjithëse atyre u duhen shumë para dhe ndihma e institucioneve tjera të Kosovës.
“Ndërkaq zgjidhja tjetër e përkohshme për mbushjen e Badovcit është që përmes kanalit të Ibrit nëpër gypin prej Qagllavicës deri te penda e Badovcit të mbushet me liqenin e Gazivodës”, ka thënë Mjeku.
Por sipas saj, e gjithë kjo procedurë kushton shumë për KUR” Prishtinën”.
“Është një kosto e lartë të cilën ne si kompani nuk mund ta përballojmë pa na ndihmu edhe institucion tjera të Kosovës. Pasi duhet ndërruar gypi prej Qagllavicës deri te penda që është 7 kilometra i gjatë, si dhe të bëhet pastrimi i kanalit të Ibër Lepecit”.
Megjithëse sipas Arieta Mjekut, ujë të pijshëm ka për banor dhe se gjendja nuk mund të cilësohet si e jashtëzakonshme, derisa ka mundësi do të aplikohen reduktime në gjitha zonat e shërbimit. “Mjafton të kemi ujë 4 orë në ditë dhe që të mos hyjmë në një fazë alarmi”
E përveç ndërtimit të fabrikës së ujit, dhe nevojës për para nga institucionet e tjera, KUR “Prishtina” tashmë ka marrë edhe një lajm shumë të mirë sa i përket ujit të pijshëm. “Jemi informuar se prej 20 janarit do të ketë reshje”,