Shpend Ahmeti mbledh opozitën për funskionalizimin e KK-së
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, ka diskutuar lidhur me datën e mbajtjes së mbledhjes së KK-së, kur edhe do të zgjidhet kryesuesi.
“Përfaqësuesit u njoftuan me procedurat e votimit dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet kryesuesi i KK-së”, theksohet në një komunikatë shtypi nga Zyra për marrëdhënie me publikun në Komunë. Aty shtohet se të gjithë përfaqësuesit u dakorduan që mbledhja të mbahet më 22 janë, në mënyrë që sa më shpejtë të funksionalizohet KK-ja