Kalo te lënda

Rrihen deputetët e Turqisë (Video)

rrihen-deputet-euml-t-e-turqis-euml-video_hdLigjvënësit turq u rrahën të shtunën në seancën për mbikëqyrjen e gjyqësorit nga qeveritarët dhe të emërimit të gjyqtarëve, në kohën kur po shtohen proceset gjyqësore ndaj partisë në pushtet për afera të shumta të korrupsionit.

Një përfaqësues kërceu në tryezë dhe e goditi kundërshtarin me këmbë, ndërsa të tjerët të goditeshin me grushte, me dosjet që kishin në duar apo me iPad, thotë gazetari i Reutersit, transmeton Telegrafi.

Përleshjet filluan kur u mblodh Komiteti parlamentar për Drejtësi për të diskutuar projektligjin e partisë së kryeministrit Erdogan i cili do të rriste ndikimin ndaj gjyqësorit.

Përleshja filloi kur një përfaqësues i një shoqate të gjyqtarëve erdhi me peticionin që këtë ligj e cilëson antikushtetues, por nuk i lejohet të flasë, thonë dëshmitarët.

“Ashtu siç u shkela unë si përfaqësues i gjyqësorit, ashtu do të shkelen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kur do ta miratoni këtë ligji”, ka thënë kreu i shoqatës YARSAV, Umar Farouk Eminagaoglu, pas përleshjes. /Telegrafi/

Lini një koment