Qeveria ende s’ka dhënë vlerësimin për komunat e veriut
Mënyra se si janë zhvilluar seancat inauguruese në katër komunat veriore nw Kosovw ende nuk wshtw e qartw nwse do të konsiderohet e pranueshme për autoritetet e Kosovës.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri shprehet se aktualisht po bëhet vlerësimi ligjor dhe më vonë do të vendoset për hapat e mëtejshëm rreth inaugurimeve.
“Ne po presim një raport të detajuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe më pas do të vlerësojmë për hapat e mëtejshëm”, wshtw shprehur Tahiri pwr Radio Kosovwn.
”Nëse del që procesi nuk ka qenë në pajtim me ligjet e Kosovës atëherë ekziston Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe ligji për vetëqeverisje lokale të cilat i përgjigjen situatës së krijuar”, shpreheh ka thënë Tahiri .
Ndwrsa ende nuk wshtw sqaruar nga Ministria e Pushtetit Lokal nëse seancat ishin konform ligjeve të Kosovës. Ajo që është raportuar flet se të zgjedhurit serbë kanë përdorur logot e Kosovës të ngjitura me etiketa prapa deklaratave të betimit.
Këshilltari i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK, Emir Azemi ka thwnw se mbledhja është mbajtur me tensione dhe me prezencë të lartë policore e ushtarake.
“Mbledhja është mbajtur në një ndërtesë të Trepçës afër ndërtesave të gjykatave. Ka qenë një atmosferë e rëndë nuk kemi mundur të shohim mirë kolegët tanë nëse kanë mbajtur në duar deklaratat që ka sjellë Ministria e Pushtetit Lokal apo të tjera. Ne asamblistët shqiptarë kemi bërë betimin në shqip dhe me simbole të shtetit dhe kemi lëshuar sallën ku ka qenë prezent edhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. Gjatë kësaj kohe në sallë nuk ka qenë kryetari Kërstimir Paniq”, wshtw shprehur Azemi.