Kalo te lënda

Pritet raporti i MAPL-së për seancat inauguruese në veri

pritet-raporti-i-mapl-s-euml-p-euml-r-seancat-inauguruese-n-euml-veri_hdMinistria e Pushtetit Lokal, ende nuk ka dalë me raportin monitorues për seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës.

Por, burime të Radio Kosovës bëjnë të ditur se në raport janë konstatuar shkelje të ligjit në seancën inauguruese në Mitrovicë të Veriut. Kjo mund ta çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme këtë komunë, meqë kryetari Kërstimit Pantic, nuk është betuar sipas ligjeve të Kosovës.

Siç transmetojnë mediat serbe, Pantic është shprehur i revoltuar me ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, për të cilin ka thënë se “Vulin më së paku i kanë hyrë në punë interesat shtetërore e kombëtare të Serbisë”.

Ndërkohë, njohësit dhe analistët e kësaj çështje, vlerësojnë se Pantic e ka humbur mandatin. Ish ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati i tha Radio Kosovës se Pantic nuk e ka dhënë betimin sipas Ligjeve dhe në atë pjesë duhet të ketë zgjedhje të reja për kryetar komune.

“Me vet faktin që ai nuk e ka dhënë betimin brenda këtij afati, ai e ka humbur mandatin dhe ministria përkatëse duhet t`i raportojë kryeministrit, kryeministri duhet ta njoftojë presidenten dhe presidentja duhet të urdhërojë KQZ-në për t`i organizuar zgjedhjet”, theksoi Ferati.

Por, ish kryeshefi i KQZ-së Mazllum Baraliu, thotë për Radio Kosovën se nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht në seancën inauguruese në veri të Mitrovicës sepse, siç thotë ai, mungon transparenca se si është zhvilluar mbrëmë procesi inaugurues.

“Kjo nuk është në rregull kur komunikojnë p.sh., ajo zonja zëvendëskryeministre e cila nga Tirana po thotë se nuk po bisedon Zbogari me ta. Prandaj, ka disa gjëra që po ndodhin dhe që janë për të ardhur keq. Nuk e dimë saktësisht se si është gjendja reale atje dhe nuk është mirë ët spekulohet dhe të paragjykohet por nëse ka ndodhur mosrespektim i ligjeve atëherë duhet të merren masa ligjore”, tha Baraliu.

Ndryshe, zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë thënë se janë duke punuar në përgatitjen e raporteve të monitorimit dhe në pajtim me afatet ligjore do të informojë Qeverinë dhe t`i bëjë të njohura për opinionin rezultatet e këtij procesi. /Telegrafi/

Lini një koment