Kalo te lënda

Mustafa: Të zbardhen vrasjet e atyre që u sakrifikuan për liri

fotoV5DIGFGQNë akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së publicistit Enver Maloku, kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK-së i mungon Enver Maloku, sikur edhe intelektualë të tjerë dhe veprimtarët të cilët u vranë dhe u ekzekutuan qoftë gjatë luftës apo edhe pas mbarimit të saj.

“Veprat e tyre, të krijuara brenda strukturave të LDK-së, tani nuk i takojnë vetëm kësaj partie, por i takojnë tërë Kosovës, i takojnë një bote demokratike dhe një jete demokratike të cilën ne po e ndërtojmë”, ka thënë Mustafa mes tjerash, transmeton koha.net.

I pari i LDK-së, Mustafa, ka theksuar se duhet të respektojmë veprën dhe figurën e Enver Malokut.

“Na mbetet neve, po ashtu, që të angazhohemi vazhdimisht që drejtësia të zbardh dhe të gjykojë të gjitha rastet e vrasjeve dhe ekzekutimit të njerëzve që me tërë qenien e tyre punuan dhe u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ndër të tjera, Mustafa në akademinë përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së publicistit Enver Maloku.

Lini një koment