Kalo te lënda

Kusari-Lila: Kryeshefi i ngrohtores zgjidhet me konkurs

fotoU793MEREKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, mohon mundësinë e vendosjes paraprakisht të kryeshefit ekzekutiv të Ngrohtores së qytetit në Gjakovë. Komuna e Gjakovës së fundmi ka kuptuar se disa persona brenda Ngrohtores së qytetit po tentojnë të pengojnë mënyrën e rregullt të aplikimit për konkursin e hapur ditë më parë për kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, theksohet në një komunikatë shtypi, të hënën, të Zyrës së Informimit Publik në Gjakovë.

“Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u bënë thirrje gjithë të interesuarve që mos të bien pre e zërave të izoluara brenda ngrohtores se kinse personi për kryeshef është i përcaktuar paraprakisht. Mënyra të tilla nuk ekzistojnë dhe nuk do jenë asnjëherë mjet i punës së qeverisjes së re lokale, andaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë, duke i siguruar ata se procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv i ngrohtores” do të jetë korrekt dhe transparent për të gjithë”, sqaron tutje komunikata, sipas të cilës për të parandaluar zërat e tillë, kryetarja e Komunës, Kusari-Lila, ka emëruar një person, i cili do të mbikëqyrë dhe do të sigurojë aplikimet, si dhe procesin e përzgjedhjes në përgjithësi.

“Komuna e Gjakovës mbetet e vendosur që në vazhdimësi banorëve të vet, veçmas atyre që konkurrojnë në konkurse të tilla, t’u garantohen procese të drejta dhe të mirëfillta, si dhe në konsideratë çdo herë do të jetë vetëm profesionalizmi”, përfundon komunikata.

Lini një koment