Kalo te lënda

Filloi procesi i regjistrimit të diasporës dhe mërgatës

filloi-procesi-i-regjistrimit-t-euml-diaspor-euml-s-dhe-m-euml-rgat-euml-s_hdMinistria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është http://www.rdks.info. Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në një kumtesë, transmeton Telegrafi.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.

Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lini një koment