Kalo te lënda

Arrestohet hajni i naftës

fotoMbrëmë, Policia në Podujevë, ka arrestuar një person të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq, ku nga antenat e dy kompanive telefonike, janë vjedhur derivate (naftë) rreth 420 litra. Derivate këto të cilat janë gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë.

Automjeti (kombibus) i tipit VË, ngjyrë e kaltër me targa të Republikës së Kosovës, me të cilën po qarkullonin personat e dyshuar është ndaluar nga ana e policisë, në fshatin Batllavë, ku edhe është arrestuar personi i dyshuar ndërkohë që tre të dyshuarit e tjerë janë arratisur.

Personi i arrestuar: F. D. (mashkull) 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, përderisa policia është vënë në ndjekje të tre të dyshuarve të tjerë të cilët janë identifikuar.

Bazuar në rezultatin e hetimeve fillestare si dhe në të gjeturat që policia ka siguruar nga ky rast, dyshohet se, personat e njëjtë duke vepruar si grup, mund të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve (vjedhje bagëtish) të ndodhura në fshatrat e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit dhe Vushtrrisë.

Lini një koment