Kalo te lënda

Përfundon operacioni, 16 nën pranga

fotoSULD34FJ(E plotësuar) Në orën 03 e 10 minuta ka përfunduar maratona e operacionit të gjerë policor që është zhvilluar në lokale të Prishtinës. Janë bastisur në tersi shumë lokale e klientë, ndërsa policia ka gjetur dhe konfiskuar drogë, thika, e shkopinj bejsbolli. Për të gjitha këto, ka gjithsej 16 të arrestuar, ndërsa hetimet ndaj tyre do të zhvillohen edhe nesër në mëngjes.

——

Ora shënon 03;00, ndërkohë pjesëtarët e Policisë së Kosovës ende po vazhdojnë aksionin e tyre në luftë kundër drogës dhe armëve. Në këto momente po bastisen mysafirët në lokalin “Maroon” në qendër të Prishtinës. Aty policia ka gjetur një sasi të drogës e cila është konfiskuar menjëherë nga autoritetet e rendit.

——

Është riaktivizuar operacioni i policisë në kryeqytet. Tani policia ka zbarkuar në lokalin  “Maroon” ku po bastisen klientët. Ekipi i indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do ju njoftoi me kohë për më të rejat.

—–

 Indeksonline sipas burimeve brenda policisë ka mësuar se në operacionin që është zhvilluar sonte në kryeqytet janë arrestuar gjithsej 16 persona të dyshuar.

Ata momentalisht ndodhën në stacionin policor Qendra duke u intervistuar në lidhje me rastet.

—–

Drogë, thika, shufra bejsbolli, e mjete tjera të forta, janë kapur në sonte gjatë një operacioni të gjerë që ka zhvilluar policia në kryeqytet. Shumë lokale kanë qenë cak i bastisjeve në të cilat është dyshuar që konsumohet droga.  Operacioni është kryer me sukses dhe nuk është shënuar asnjë incident.

—–

Një zyrtar i lartë policor i cili ka prefeferuar që të mos i përmendet emri, ka thënë për Indeksonline se, Policia e Kosovës është më e vendosur se kurrë që t’i shaktërrojë të gjitha bandat, grupet kriminale dhe rrjetet e organizuara të drogës të cilët po i bëjnë dëm qytetarëve të Kosovës.

——

Edhe në këto momente, pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e vazhdojnë operacionin e gjerë në luftë kundër drogës dhe armëve. Indeksonline do të qëndroi në vendin e ngjarjes deri në përfundim të planit operativ.

—–

Në një nga lokalet, policia ka hasur edhe në një sasi të lëndëve narkotike të llojit mariuhanë e cila është konfiskuar.

—–

Lokalet që ndodhën në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë janë cak i bastisjeve të rrepta të policisë së Kosovës.

—–

Ende asnjë person nuk ka përfunduar në pranga të policisë. Ndërkohë operacioni po zhvillohet pa ndonjë ekses.

—–

Bastisja po vazhdon edhe në lokalet tjera në qendër të kryeqytetit. Deri në këto momente gjithçka po rrjedhë sipas parashikimeve të policisë.

—–

Në lokalin e parë i cili ishte cak i bastisjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: dy shufra, një elektroshok dhe një armë të ftohtë (thikë).

—–

Në aksionin kundër drogës dhe armëve po marrin pjesë një numër i madh i policëve në kuadër të stacionit dhe ROSU-s regjionale.

—–

Njësitet Speciale kanë marrë urdhrin për realizim të operacionit. Policia në këto momente ka hyrë në disa lokale në qendër të Prishtinës dhe po zhvillon bastisje.

—–

Operacionit po i prinë komandanti i stacionit policor Qendra në Prishtinë ndërsa në të po marrin pjesë edhe njësitet elite të Policisë së Kosovës.

—–

Burimet e Indeksonline të afërta me operacionin kanë thënë se po zhvillohet një aksion kundër drogës dhe armëve. Policia u ka rënë në gjurmë një rrejti të trafikantëve dhe pritet shkatërrimi i tij.

—–

Policia e Kosovës ka bllokuar qendrën e kryeqytetit. Shumë pjesëtarë të Policisë kanë zënë pozicionet e tyre dhe po pritet të ndërmarrin një operacion të gjerë. Indeksonline është në vendin e ngjarjes dhe do t’u informoi për më të rejat./Indeksonline/

 

Lini një koment