Nga 20 Janari mund të shkojmë në Brezovicë
Vetëm reshjet e borës do të priten që të gjithë adhuruesit e skijimit dhe kompleksit turistik “Brezovica”, të kenë mundësi të shkojnë qysh nga data 20 Janar.
Udhëheqës së Qëndres së Skijimit në Kosovë treguan për Indeksonline se tashmë gjithçka është gati dhe se edhe teleferiku është në dispozicion.
Sipas tyre, janë në pritje të një donacioni prej 50 mijë eurosh për të zevëndësuar një paisje të teleferikut i njohur si “Dyshi i Vjetër.
Ata poashtu sqaruan se ky teleferik do të jetë bashkëkohor, ku turistët nuk do të kontrollohen fizikisht, pasiqë gjithçka do të jetë e digjitalizuar, me ç’rast kalimi do të bëhët vetëm me biletë.