Musliu i vlerëson “hajgare” paratë e dy qeverive për Luginën
Preshevë, 12 janar – Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe ish-drejtues politik i UÇPMB-së, premtimin e 100 mijë eurove për Luginën e Preshevës nga dy qeveritë: Kosovë-Shqipëri, nga takimi i përbashkët dje në Prizren, e ka cilësuar si “hajgare”.
“Paratë e ndara nga dy shtete janë më shumë për hajgare, pasi që aq para një anëtar i këtyre qeverive mund t’i harxhojë në bixhoz ose në skijime, diku në Slloveni”, ka thënë ai, i cituar nga Presheva Jonë. Musliu thotë se këtë shumë mund t’i japë sot edhe një mërgimtar, “që në fakt edhe kanë dhënë mbi 100 mijë franga për Kosovën”.
“Lugina e Preshevës nuk është bërë për vitra, është një çështje serioze kombëtare e jo humanitare”, ka thënë ai, duke i akuzuar dy qeveritë edhe për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Luginës…