Mujota u blen rroba punëtorëve
Stafi teknik i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, do të duket më “bukur”. Ata do të pajisen me rroba të reja nga kjo ministri. MI do të shpenzojë 984 euro për blerjen e rrobave të tyre.
Për këtë punë kjo ministri po ashtu ka përfunduar edhe procedurat e prokurimit. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit (KRPP), kjo Ministri në tenderin “Furnizim me rrobe për stafin teknik të Kabinetit të Ministrit”, e ka përzgjedhur kompaninë “London Fashion”.
Në këtë tenderë kanë ofertuar tri kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte për vetëm katër euro më e lartë se kompania e përzgjedhur. /Tribuna/