Kalo te lënda

Korabi vjen në duet me Teuta Selimin (video)

f1_12korab1389557888Këngëtarja Teuta Selimi vjen për publikun me videoklipin e këngës më të re të realizuar në duet me Korab Jetishin.
“Non Stop” titullohet kënga e cila është kompozuar nga Ilir Berani. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni “Imagine Creative”.
Realizimi i këtij dueti është kërkuar nga këngëtari Korab Jetishi, ka thënë për “KultPlus”, këngëtarja Selimi.
“Ka qenë ideja e Korabit për një bashkpunim, fillimisht më dërguan demon pastaj mua më pëlqeu dhe kështu erdhëm deri te realizimi i këngës edhe videoklipit dhe shpresojmë që do të ju pëlqej edhe dëgjuesve”, ka theksuar Selimi për projektin e ri muzikor i cili tashmë mund të gjendet në kanalin YouTube.

Lini një koment