Kalo te lënda

Komunistët dhe rugovizmi i LDK-së

fotoDegradimi i proceseve politike nuk është ndonjë risi në kuadër të rendeve shoqërore ekzistuese. Mirëpo shikuar nga aspekti historik mund të thuhet që në fillim se, sado që janë ngulfatur proceset e tilla, përparimi i shoqërisë, herët e vonë, e ka tejkaluar prapakthimin gjithmonë. Në këtë drejtim nuk është fshehtësi të thuhet e as dituri të konstatohet se kahja që proceset e njerëzve të frymojnë gjithnjë e më lirshëm është në natyrë të llojit njerëzor, një dhunti që rrjedhë bashkë me ADN-në e tij përbrenda. Prandaj sado që në prapakthimin e një zhvillimi të arrirë shoqëror kemi një stërkeqjeje, ajo, prapëseprapë i rikthehet natyrës së vet, që thënë me figuron, simbolizon ecjen përpara të njerëzve drejt hapësirës dhe kohës së pashkelur. Natyrisht, për hir të së vërtetës duhet thënë gjithashtu se devijimi i proceseve shoqërore është përcjellë gjithmonë me çmime të shtrenjta. Në historinë më të re te njerëzimit, me konkretisht për gjatë shekullit XX, kemi dy shembuj konkret, siç është totalitarizmi dhe diktatura komuniste, që i kushtuan njerëzimit me miliona viktima në njerëz, pa i llogaritur dëmet skajshmërisht të mëdha materiale e shpirtërore.

II. Në kahen e këndvështrimit të një mendimi të thënë më lart e të vënë përballë shqiptarëve, mund të thuhet që në fillim se historia e pasur e tyre dhe pothuaj aspak e eksploruar, është e mbushur me devijime dhe anomali shoqërore. Rastet e tilla te populli shqiptar kapin edhe përmasa krejt të veçanta, do të thosha origjinale, të cilat do t’i vlerësoja si aventura të rrezikshme shqiptare, të cilat mbesin ndërmjet zonës së devijimit dhe normalitetit, rrjedhimisht përparimit. Ndoshta ky mospërcaktim i tyre ishte aq i veçantë saqë, ata, ndonëse kanë paguar çmime të shtrenjta për të mbijetuar si grup i veçantë shoqëror, në të njëjtën kohë, e kanë ruajtur edhe vijueshmërinë e tyre brez pas brezi. Populli shqiptar ngjan shumë me Nositin: ata e kanë ngrënë vetveten për të mbetur gjallë pasardhësit e tyre. Dhe kur jemi të ky konstatim kam parasysh aventurën e bukur dhe tmerrësisht të dhembshme shqiptare. Ata, në qoftë se nuk do t’u themi kryeshkretët, ndonëse ishin bashkëndërtues dhe bashkëformues të tëtria perandorive më të mëdha që i kishte njerëzimit në dymijë e ca vitet e fundit, ata, kryekrisurit e papërsëritshëm, ‘harruan’ të ndërtonin shtëpi për vete, ose të fundit në Europë u kujtuan për këtë strehim.

III. Për t’iu kthyer prapë te stërkeqa e proceseve shoqërore e politike, do t’ia shtonim formulimit edhe nocionin e fjalës ‘politikë’, sepse është më i saktë përfaqësimi i mendimit mbi të cilën do të shprehemi.Në vazhdim do të marrim një shembull nga ish – partia më e madhe shqiptare demokratike – Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo ishte e tillë vetëm gjersa ishte nën drejtimin e themeluesit dhe vizionarittë saj, Ibrahim Rugova. Një teoricien i mendimit politik shqiptar, ndonëse ka një qasje tepër kritike ndaj këtij personaliteti të madhe kombëtar, ai, prapëseprapë, si të arritur më të madhe të tij ia njeh procesin e ngritjes kolektive dhe vetëdijesimin politik të shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur e sovran. Natyrisht masiviteti i këtij procesi tëmbarështruar te populli i Kosovës, pa marrë parasysh dallimet që kishin ekzistuarbrenda tij deri në atë kohë, e të cilat nuk ishin të pakta, me të drejtë shënon edhe shkëputjen e parë epokale, cilësore prej Serbisë, e cila i kishte nën pushtim tash e njëqind vjet. Krahas arritjes së këtij cilësimi shoqëror, kombëtar, e shtetëror, Ibrahim Rugova, i filloi i pari proceset demokratike mbarëshqiptare në Kosovë dhe më gjerë, pavarësisht se edhe më parë kishte pasur procese të tilla demokratike, por ato kishin qenë të pjesshme dhe shumë më rutinore në organizim, strukturim dhe formësim. Madje,jo vetëm te shqiptarët. Karakteristikë kyçe e tipizuese mbi të cilën ngrihej vizioni i këtij personaliteti për procese demokratike e shtetformuese, ishte natyra dhe thelbi i tyre ekskluzivisht kombëtar.

IV. Ibrahim Rugova, para dhe pasluftës, ishte i pakompromis ndaj të tri grupimeve komuniste masive, që ishin ofruar fuqishëm pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës e të cilat, nën strategjinë e pushtimit të kalasë nga brenda, e dëshironin etshëm rrëzimin e Ibrahim Rugovës dhe marrjen e drejtimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Grupi i parë që e synonte krye kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte grupimi i komunistëve –titistë. Kjo shtresë e shoqërisë jo vetëm që ishte e fuqishme dhe e shkolluar, por ajo ishte e përfaqësuar edhe në kryesinë e kësaj partie, ndërkaq që qendra e tyre vendosëse ndodhej në Sarajeva dhe Zagrebi. Grupi i dytë që ishte i përfaqësuar më shumë në ‘mesin’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i cili, në mënyrë të tërthortë, qëndronte edhe si pararojë jashtë saj, ishte mendësia komuniste jugosllave me qendër vendosësenë Beograd. Kjo mendësi ishte masive dhe ishte bërë shumë agresive sa i përket shprehjes së vullnetit të saj ‘patriotik e kombëtar’. Ishin të papërmbajtshëm dhe befas ishin ‘nacionalizuar’ si kurrë më parë. Madje, një segment i saj u burgos dhe një pjesë u dënua në mungesë, për aktivitete të organizmit të ushtrisë së LDK-së. Por, po nga kjo parti, ekzistuan lidhje aq ta fuqishme me qendrën, saqë u bë i mundshëm intervenimi nga Beograd edhe në organet e drejtësisë të shteti serb. Edhe ata që u dënuan në mungesë, u lanë të lirë të vinin në Kosovë dhe kjo punë u ‘harrua në heshtje’ gradualisht. Por, siqë do t; shihet edhe më vonë, këtë ‘vaki’ nuk do ta harrojë kurrë Ibrahim Rugova. Madje ai do ta mbajë në vete frikën e formimit të ushtrisë edhe atëherë kur në malet e Kosovës do të formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Grupi i tretë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës përfaqësohej prej të burgosurve politikë, të cilët ishin të shumëllojte në emërimet e tyre komuniste, por që qendër vendosëse e kishin Tiranën e militantizmit komunist. Ishin kryesisht naivë, të guximshëm dhe me shkollime modeste.

V. Mbijetesa politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me natyrë kombëtare shqiptare, e cila, herë – herë i lëshonte rrënjët jo pa ngjyrime romantike gjer në lashtësinë e Dardanisë, mbeti e tillë vetëm sa ishte gjallë Ibrahim Rugova. Në të vërtetë ishte ky personaliteti i vetëm që e përfaqësonte mendimin politik brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai kishte aftësi dhe durim për t’i dëgjuar që të gjithë me orë të tëra, por gjithnjë dhe pa asnjë parashtrim kishte vendosur në mënyrë absolute me krye të vet. Që në fillim të formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte mësuar shpejt të mos dëgjonte absolutisht askënd. Sidomos ‘afera ushtarake’ i kishte dhënë një mësim të njëhershëm dhe ai nuk pranoi më kurrë të merrej me gjëra të tilla. Natyrisht, nën ndikimin e dhunës, kishte pranuar të bënte edhe shumë gjëra të pahijshme në raport me pushtuesin, por kësaj radhe kjo nuk është temë shqyrtimi. Gjithashtu, nën ndikimin e interesave të grupeve të ndryshme, jo rrallë herë është potencuar se motori i LDK-së është filani (F. A.)apo i Zot i Shtëpisë një tjetër (Qeveria në mërgim). E vërteta ishte e thjeshtë dhe e pastër: Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte ekskluzivisht vizionin e Ibrahim Rugovës dhe ai kurrë nuk e ndryshoi këtë vizion, pavarësisht se shpeshherë kishte mbetur turpshëm pa para (‘fukarenjtë’ e Qeverisë në mërgim e sabotonin kohë pas kohe)apo pavarësisht se jo pak herë meritat e tij dëshironin t’i merrnin të tjerë; kryesisht ato personalitete hipokrite, që kishin siguruar një ‘ndikim’ prej lidhjeve familjare, kryesishtnëpërmjet grave (S. H.). Fjalia e tij e vetme e thënë mbi një dekadë në mënyrë profetike u bë realitet. Ai kërkoi shtet të Lirë, Demokratik e të Pavarur të hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë me miqësi të përhershme më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikë. Dhe kjo ishte: Pikë! Dhe kjo ishte: «Yes, Ser!».

VI. Gjatë viteve të luftës dhe menjëherë pas saj (1998 – 1999), filluan sulmet e hapura të grupeve të ndryshme të interesit që kishin ekzistuar brenda kësaj partie. E kuptueshme që grupi me orientim jugosllav e titiste i kishte nuhatur që larg të dridhurat e fuqishme dhe çarjet e mëdha brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ç‘është e vërteta LDK-ja nuk e kishte të saktësuar busullën e saj politike në raport me luftën që po ndodhte në Kosovë. Ajo që më 1995 do të futet fuqishëm në mëdyshje për të kuptuar se çfarë mund të arrihej me paqe e çfarë mund të arrihej me luftë. Mirëpo edhe në këtë drejtim kishte ndodhur në veprim profetik i Ibrahim Rugovës. Ai, në prag të luftës, do ta hedhë turpshëm, do ta gjuaj prej LDK-së grupin e militantëve komunistë shqiptarë, të cilët po tentonin të merrnin kalanë nga brenda. Përjashto largimin e turpshëm të kësaj mendësie, Ibrahim Rugova, me një akt të tillë, u bëri një nder atyre që kishin qëndruar përmbi një dekadë nëpër burgjet jugosllave. Të burgosurit politikë, që ishin me orientin të ‘pavetëdijshëm’ ultra komunist e që e shprehnin qartësisht militantizmin eneverist, po nderoheshin madhërishëm nga Ibrahim Rugova me aktin e largimit prej LDK-së. Më në fund dikush duhej t’ua tregonte vendin atyre, në mënyrë që t’u shkarkohej energjia e gabuar e ideologjisë së kuqe staliniste. Ishte mëkate që ata të cilët kishin flijuar aq shumë për atdheun, të mendonin aq shumë e kotë për Stalinën a diktatorë të tjerë të kuq. Meritën për avancimin e tyre në tejkalimin e kësaj ‘anomalie’ ideologjike, padyshim se e ka Ibrahim Rugova. Kjo meritë nuk iu ka njohur ende atij, por mendoj se herët a vonë, kjo do të ndodhë. E vërteta në këtë rast është si rasti me gurin në lumë, sado që aimund të rrokulliset nga rrymimet brenda ujore, megjithatë shumë më shumë peshon në vendin e vet.Mali ishte vendi, ai vend atje ku ishte formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që mund ta shëronte infektimin ideologjik komunist, stalinist e enverist të tëburgosurve politikë shqiptarë. Në këtë drejtim emra të njohur si: H. H – K, M. H., J. K., B. K., B. M., G.K. e shumë të tjerë, kishin gjetur deri diku ‘shërim’ prej ideologjisë ultra ortodokse komuniste.

VII. Por përderisa mendësia e militantizmit shqiptar ishte shkarkuar turpshëm në një prej kuvendeve zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ajo po vazhdonte t’i bartte në veteedhe më tutje dy grupe me mendësi sllave e me origjinë shqiptare. Kishte ndodhur kështu sepse lufta e udhëhequr prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ende nuk ishte qartësuar në horizonte të politikave dhe të diplomacive ndërkombëtare. Mirëpo me aktinin e flijimit të Familjes Jasharaj në mars të vitit 1998, gjithçka merr drejtim dhe kristalizohet. Rreshtimi i botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nxiti flirtin brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë drejtim mund të cekim krahun e grupimit komunist jugosllav të llojit të M. K., të cilin personalisht e kishte ngritur në politikë Rrahman Morina, duke e nxjerr prej laboratorëve të papastër të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Si kuadër i Rrahman Morinës, M. K., do të avancohet shumë shpejtë në mjediset komuniste politike e letrare. Meqë ishte i gatshme të kafshonte këdo që i bënte me gishte regjimi i Beogradit i vendosur në Kosovë, ai këtë lojë do të luajë po aq bukur edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje zelli i tij ishte aq i madh saqë filloi të proklamonte në mjediset e veta letrare se kishte shkruar edhe një dramë, duke e marrë si prototip Ukshin Hotin, për ta demaskuar stalinizmin. Ishin këta tipa shkathtësia e metamorfozës. Në qoftë se në mëngjes do të duhej të ishin terroristë, në mbrëmje ata nuk do ta kishin për telashe që të shpalleshin humanistë. Në mbarim të luftës ky soji i njerëzve gjeti strehim dhe u vendosën brenda Partisë Demokratike të Kosovës e më pas edhe brenda fundamentalizmit islamik. Sot Familja K., krahas propagandës në shërbim të fundamentalizmit islamik, menaxhon sektorë të rëndësishëm në qeverinë Thaç II.Ndërkaq kur M. K. godet edhe 4 përqindëshin e katolikëve shqiptarë të Kosovës, vajza e tij, në mënyrë koincidenciale dhe tmerrësisht hipokrite merr dhuratë unazë me diamant. Kjo familje sheikësh edhe për nga pasuria e jo vetëm përmbajtja dhe mendësia, një prodhim tipik gadafjan, duket sheshit që drejton dhe kontrollon figurën kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës. Së paku tre ministra janë të vendosur nga kjo Familje në Qeverinë Thaçi II ku, mbase për nostalgji, pihet ende çaj rusi i shoqëruar me zhurmët e zinxhirëve prej ari dhe nurit të diamanteve.Familja e mendësisë jugosllave K. me orientim fundamtalist islamik realisht e kontrollon dhe e ka kapur për gryke Partinë Demokratike të Kosovës dhe, mbase, edhe ‘emocionin’ e saj nëpërmjet formave të tjera të padenja për t’u trajtuar publikisht. Ndërkaq sa i përket mendësisë titiste nuk do të merremi shumë me të, pasi që nuk është karakteristikë me peshë që do ta ketë tronditur Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mendësia titiste është mendësia që është zhbërë më së shumti në Kosovë kur janë në pyetje drejtuesit e saj. Dhe zhbërja në këtë rast duhet kuptuar një kthim të saj në identitetin e natyrshëm të shqiptarëve. E. T., mund të merret si përfaqësuese tipike, e cila e braktisi Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë kohës së përfundimit të luftës. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo mendësi e ka ruajtur deri diku pavarësinë e vet për të vendosur, si dhe iu është shmangur në mënyrë të konsiderueshme krimit dhe korrupsionit që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës tash e 14 vjet. Thënë në mënyrë të figurshme mendësia titiste është njëra prej mendësive më pak të korruptuara në Kosovë.

VIII. Është interesantë themi se grupi i mendësisë jugosllave në Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë e drejton opozitën, ndërsa në mënyrë të tërthortë e drejton edhemazhorancën. Një konstatim i tillë na ndihmon për të kuptuar më mirë se çfarë është sot në të vërtetë Lidhje Demokratike e Kosovës. Në qoftë se në kohën e fundit është bërë e qartë publikisht se Lidhja Demokratike e Kosovës drejtohet prej krye kreut të mendësisë jugosllave, siç është I. M., i cili lulëzimin e vet e kishte në kohën e Rrahman Morinës, askush nuk e ka bërë të njohur gjer më sot se, po në të njëjtën kurth ka rënë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Por ky nuk është fundi i mjerimit kur është në pyetje krahu i luftës (PDK, AAK), i cili, nëpërmjet luftës i fitoi dhe i mori edhe meritat, edhe lavdinë, edhe paratë e edhe shkollat dhe gradimet, edhe pushtetin e, në kohën e fundit, është duke u ndier që larg edhe erën e burgut. Të mashtrohet krahu i fortë (i luftës) nuk ishte ndonjë humbje e madhe për proceset politike të vendit, sepse realisht nuk mund të pritej më shumë prej tyre. Por e gjithë puna është te fundosja e një partie e cila dikur e kishte krejt trurin e Kosovës. E qartë se përfaqësuesit e partive të tjera nuk do të mund të pajtoheshin me shumë konstatime e as me këtë që sapo jemi duke e thënë. Realisht mund të kihet mirëkuptim edhe për mospajtime e jo vetëm që ka hapësirë për diçka të tillë. Mirëpo shumë më tragjike është e dhëna se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbetur në duart e mendësisë komuniste jugosllave. Praktikisht i gjithë vizioni i Ibrahim Rugovës është shembur brenda kësaj partie. Ajo sot drejtohet praktikisht prej kuadrove që i kishte ngritur dikur Rrahman Morina.Ai «dreqi i madh» të cilin nuk e kuptonte dot komunisti që ishte përcaktuar publikisht kundër atdheut të tij e të cilin e kishte krijuar vetë, duket sheshit që sot është i fshehur brenda dy partive më të mëdha të vendit, PDK dhe LDK-së.

IX. Lidhja Demokratike e Kosovës,në kuptimin e saj ideologjik, është duke u ushqyer sot, potencialisht, nga mendësia jugosllave e partisë reformiste ORA. Në qoftë se lideri me orientim jugosllav i kësaj partie V. S. i kishte humbur si në bixhoz të gjitha mundësitë e shkëlqyeshme që i kishte trashëguar nga mendësia jugosllave bashkë me milionat që i kishte marrë prej Perëndimit, në emër të demokratizmit të shoqërisë civile në Kosovë, si dhe në bazë të investimit të tij kur e quajti popullin e vet fashist përballë popullit serb, atij, më në fund është duke i buzëqeshur fati në tri drejtime kryesore: e para, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tashmë është çimentuar mendësia jugosllave në krye me I. M., brenda së cilës është shkrirë edhe mendësia jugosllave e partisë ORA. Fitorja në Pejë e G. M., ishte një fitore tipike e mendësisë jugosllave, e cila nuk kurseu as tezat kryesore të vëllavrasjes me të cilat edhe i fitoi zgjedhjet. Ishte hera e parë që kjo mendësi jugosllave e kishte kapur keq për gryke liderine AAK-së. Ai, ndonëse tha qartë, publikisht e më hidhërim se nuk do të duronte, në të vërtetë nuk pati mundësi as te pipëtinte. E tash duket se është duke u mjaftuar me sharjet që njerëzit e partisë së tij i lëshojnë si klithje të mjerueshme kundër një kundërshtari fiktiv serb nëpër fakirin social të quajtur facebook. Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me liderin e lënë nga Rrahman Morina, është edhe më keq sesa duket. Ajo është e rrethuar edh nga prurjet e reja që janë kryesisht mendësia e vonshme jugosllave me moshë të re, siç janë: L. A., A. G., I. D. etj; e dyta, fitorja e krahut të mendësisë jugosllave brenda VV është në të vërtetë fitore tipike e politikës së përfaqësuesit kryesor të mendësisë jugosllave në Kosovë, V.S. Atë që nuk ia doli ta bënte dot me një grumbull të tërë të mendësisë jugosllave, është duke e bërë me metoda tipike të shërbimeve jugosllave, duke zënë pozicione nëpër të gjitha pikat kyçe të partive politike e duke mos u krekosur fare. Dora e padukshme e krahut të ri e mendësisë jugosllave e grumbulluar dikur brenda partisë së Fer-it tashmë është duke dhënë rezultatet e para mu sikur rezultatet e partisë ORA. Vetëm të shpërbërë dhe të padukshëm mund të jenë të fuqishëm. Vetëm fshehja e tyre parapa shpatullave të fuqishme të patriotëve shqiptar mund të jetë e suksesshme. Ata tashmë e kanë zbuluar se shpatullat dhe gjokset e patriotëve të Kosovës, të hallakatur pas parasë dhe epsheve, krejt kot i bartin mbi supe në të vërtetë kokat e zbrazura. Vetëm në këtë mënyrë është duke funksionuar kjo mendësi me suksese marramendëse. Kështu është duke ndodhur realisht me të gjitha partitë politike të Kosovës dhe e treta, përfaqësimi i shkollës jugosllave brenda Partisë Demokratike të Kosovës nëpërmjet përfaqësuesve të Familjes K. është pika e dytë më e rëndësishme,pas asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e bën përfaqësuesin kryesor të mendësisë jugosllave V. S., njërin ndër përfaqësuesit më të suksesshëm të kësaj mendësie tash e tri dekada, pavarësisht se ende nuk mund të vihet re lidhja dhe pikëtakimi i familjeve S. me familjne K. Ato i bashkon a kaluara e përbashkët e mendësisë dhe e shërbimit jugosllav.

X. Me vdekjen e Ibrahim Rugovës realisht është shuar ëndrra që brenda dekadës së ardhshme të lulëzojë patriotizmi shqiptar me identitet europian brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. As përfaqësimi i mendësisë titiste, që kap krahun e ish – Kryetarit të saj F. S., nuk mund të ngjallë shpresa te kjo parti. Ballafaqimi dhe përplasje e kësaj mendësi qysh në Kuvendin e Karrigeve të LDK e ka vulosur edhe mallkimin e saj për të mos pasuar rugovizëm shqiptar europian brenda kësaj partie. Nga ndeshja e dy mendësive titiste brenda LDK, që njëra përfaqësohej nga N. D. dhe tjetra nga F. S., doli fitues krahu i mendësisë jugosllave në krye me puzhelin e kësaj mendësie, I. M. Mbase kjo është gjendja më e mjerë e kësaj partie, e cila realisht me emrin e Ibrahim Rugovës në gojë ishte aq e fuqishme, saqë të mos ia pranonte në kryesinë e saj as djalin e tij, i cili,ç‘është e vërteta, nuk kishte ndonjë vlerë të dallueshme politike, pos të dhënës se ishte i biri i Ibrahim Rugovës. Mirëpo, gjykuar nga kjo perspektivë, mund të thuhet gjithashtu se as përfaqësimi i të tjerëve brenda kësaj partie nuk ishte bërë i mundshëm në bazë të kritereve të ndonjë vlere të përgjithshme e as politike, patriotike, demokratike a tjetër farë. Kishte ndodhur po ai efekt, sulm dhe pushtim që kishte ndodhur me Partinë Demokratike të Kosovës më 2011 kur i tëri stafi i SHIK-ut e kishte kapur për gryke pushtetin e bollshëm dhe të paanë që kishte pasur në dispozicion kjo parti, qoftë në ekzekutiv, në parlament apo në institucione tjera të pavarura si në ato të drejtësisë, policore, financiare, arsimore, shëndetësore, kulturore, sociale etj.Djali i Ibrahim Rugovës, me dashje apo pa të, kishte mbetur nën kthetrat e fuqisë së trepërqindëshit(B.B.) dhe nën fuqinë e njeriut që ishte përgjegjësi kryesor për mbledhjen e të dhënave për gjykatën e Hagëspër Kosovë (D. G.). Këtu zë fill ironia suigeneris e dy çështjeve. Djali i Ibrahim Rugovës nuk kishte mundësi ta shantazhonte kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, I. M., por kishte mundësi dhe fuqi të bollshme për ta shantazhuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Mbledhja e informacioneve mbi Gjykatën e Hagës do t’i garantojnë D. G. postin e ministrit pa kurrfarë mundi. Kur këtij aspekti ia shtojmë edhe fuqinë e trepërqindshit, atëherë mund të themi se me një deputet në Kuvendin e Kosovës, djali i Ibrahim Rugovës arrin të marrë poste si të përfaqësohej nga një parti politike me pesë deputetë. Natyrisht kësaj radhe nuk do të merremi me trajtimin përse Kryeministri i Kosovësi kishte falur aq shumë pozita ministrore, ndërministrore dhe pozitën e zëvendës kryeministrit të vendit grupit suigeneris, që përfaqësonte fenomenin e mbledhësit të informacioneve mbi Gjykatën e Hagës në Kosovë dhe fenomenin e trepërqindëshit!? Ndoshta nga kjo pjesë e parë e analizës mund të kuptohet më lehtë pse Republika e Kosovës ka mbetur vrimë e zezë në Ballkan dhe në Europë!? Vërtet, sa mund të jetë e zezë Kosova!?

(vazhdon)

Lini një koment