Blero mund të përfundoj në burg
Mund të themi se viti 2013 ishte për të një vit me plot suksese, por fundviti dhe fillimi i këtij viti ka qenë pak i trazuar, pasi këngëtarin e kanë rithirrur në Gjykatë.
Fjala është për Blerim Muharremin, artistin që të gjithë e njohin si Blero, që ka një çështje të hapur në Gjykatën e Kosovës në lidhje me një aksident që ka pasur vite më parë, duke vënë në rrezik jetën e dy nxënëseve nga komuna e Gradashit, të cilat i kishte aksidentuar me veturë, ndërsa ato po kalonin rrugën në Bulevardin e Dëshmorëve në Prishtinë.
Sipas disa informacioneve te panoramas, këngëtari nëse shpallet fajtor, sipas paragrafit 5 të nenit 297 të Kodit Penal të Kosovës, mund të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim. Deri tani nuk ka asnjë lajm se çfarë kanë vendosur për këtë çështje, që siç duket ka disa seanca. As këngëtari nuk është prononcuar, por urojmë që duke u zbatuar ligji artisti të shpëtojë lehtë nga ky dënim.
E nga jeta e tij si muzikant dhe, kohët e fundit edhe si producent, Blero mendohet të fuqizohet si kompani muzikore, duke u bashkuar me studion më të madhe që ndodhet në Prishtinë, ajo e drejtuar deri më tash nga kompozitori i njohur Florent Boshnjaku, e që mendohet se është pagëzuar me emrin “Elefant”. /tribuna/