Kalo te lënda

Berisha: Gjykojeni vetë a është Rama normal apo i sëmurë?

berisha-gjykojeni-vet-a-euml-sht-euml-rama-normal-apo-i-s-euml-mur-euml_hdIsh-Kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar shqiptarëve ta gjykojnë vetë nëse kanë për kryeministër një njeri normal apo një njeri të sëmurë. Berisha i referohej një interviste që Rama dha të enjten në TV Klan, e cila gjendet në fund të këtij shkrimi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social të Facebook, Berisha i referohet përgjigjeve të Kryeministrit të vendit në pyetjet rreth 100 ditëve të para të qeverisjes të dhënë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

Ai tha se Rama ka kërkuar ndëshkimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, duke shtuar se gjatë intervistës Rama tha se statusin që kish shkruar për Imamin në Facebookun e tij nuk e kishte shkruar vetë. Berisha ironizon duke thënë se me siguri e kishte dhënë Facebookun me qira.

Berisha kujton deklaratat e Ramës në “Opinion” se rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë, si dhe deklaratën se në 100 ditët e para qeveria Rama-Meta nuk ka patur asnjë dështim.

“Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?… Këtij i thonë… Vlerësojeni vetë”, përfundon Berisha komentin e tij. /Telegrafi/

Lini një koment