Kalo te lënda

Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

3211Një grua është akuzuar se mbante si skllevër katër meshkuj, pasi ata u gjetën në kushte të mjerueshme në një dhomë të lidhur me shtëpinë e saj.

Meshkujt u gjetën në shtëpinë e Vasilika Panagitas në Birmingem, Britani, ku besohet se kishin qëndruar prej të paktën një viti. Panagita, 54 vjeçe, u akuzua me katër akuza për mbajtjen e personave me dije nën skllavëri.

Tetë persona të tjerë, katër meshkuj dhe katër femra, u arrestuan në lidhje me akuza të trafikimit të njerëzve. Panagita, e papunë, doli dje para Gjykatës së Birmingemit.

Ndërsa katër meshkujt e gjetur në shtëpinë e saj po trajtohen në njësinë “Ushtria e Shpëtimit” në policinë britanike. Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me katër meshkujt gjatë periudhës që janë mbajtur të shtëpinë e 54- vjeçares. 

Lini një koment