Kalo te lënda

Ahmeti, homazhe tek shtëpia e heronjve Mala dhe Berisha

f1_12ahmeti-jpg1389552095Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri homazhe tek shtëpia ku para 30 vjetësh ranë në luftim me pushtuesin, heronjtë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, lagje kjo që mori këtë emër pikërisht për shkak të rënies së tyre në atë pjesë të Prishtinës.

Pas homazheve, Ahmeti mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar këtyre dy heronjve. Ai para të pranishmëve në akademi tha se rënia për lirinë e kombit tonë, është sakrifica më e lartë dhe më sublime.

“Historinë e shkruan historianët, por e bënë dëshmorët. Ne e dimë se ngritjet e kombit tonë, i kemi si rezultat të rënieve të dëshmorëve tanë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Më tej, Ahmeti tha se kur mendojmë se diçka nuk mund të bëhet, duhet të kujtojmë se në historinë tonë janë realizuar shumë gjëra që janë dukur edhe më të pamundshme sesa sfidat tona sot.

“Japim zotimin se me të gjitha kapacitetet që i kemi, do të luftojmë për ta çuar përpara çështjen kombëtare, të cilën e nisën shumë e shumë para nesh, e që ne duhet ta vazhdojmë, drejt synimit tonë të përbashkët për bashkim kombëtar”, theksoi Ahmeti.

Në fund të fjalës së tij, Ahmeti tha se ne jemi një brez i ri në politikë, që duhet edhe  më tej të sakrifikohemi e të japim kontributin tonë, në mënyrë që amanetin e dëshmorëve tonë ta çojmë deri në fund, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Lini një koment