Thaçi, Ramës: “A nirthte”!? Rama, Thaçit: Aaa!?
Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, realizuan “Takimin Historik” në një vend historik siç është Prizreni. Biseduan e madje edhe nënshkruan disa marrëveshje. Ndanë edhe “plot” 100 mijë euro për ndërtimin e spitalit për maternitet në Preshevë.
Mirëpo, ashtu siç do të mund të ishte parashikuar, ky takim nuk kaloi edhe pa mosmarrëveshje në komunikim. Ndër të shumtat që përfliten, sidomos nëpër rrjete sociale, më e bukura ishte ajo që thuhet se ndodhi kur përfundoi konferenca për shtyp para “Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit”.
Kryeministri i Kosovës iu drejtua atij të Shqipërisë me zhargonin lokalist: “A nirthte”?
Shikimi me plot çudi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e lë homologun e tij kosovar ta kuptojë se shefi i qeverisë shqiptare nuk morri vesh asgjë.
Vetëm kur Thaçi i thotë Ramës, “A pate të ftohtë?”, atëherë Rama ia ktheu: “Jo, jo në rregull ishte”. /Zëri/