SHBA kërkon konstituimin e komunave në veri sipas ligjeve të Kosovës
Washington, 11 janar – Formimi i komunave në veri të Kosovës duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, me rezultate në zgjedhje dhe në frymën e Marrëveshjes së Brukselit.
Kështu ka vlerësuar ndihmëssekretari amerikan i shtetit Hojt Ji.
“Pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, është me shumë rëndësi të formohen kuvendet komunale në përputhje me ligjet e Kosovës”, ka thënë Ji për Zërin e Amerikës .
Ji ka vlerësuar se është arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë, sidomos Marrëveshjen e Prillit.
“Përshëndesim përpjekjet që Prishtina e Beogradi bëjnë që tani të implementohet ajo Marrëveshje”, ka thënë Ji.