Rama dhe Thaçi harruan shqiptarët e Maqedonisë
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.
Thaci është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë, njofton TetovaSot.
Kryetari i PDSH-së këtë deklaratë e dha para mbledhjes se kuvendit te degës së PDSH-së në Tetovë.